Prestreshi: LDK planifikon themelimin e aviokompanisë së parë kombëtare

Valon Prestreshi ka njoftuar se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) planifikon të themelojë aviokompaninë e parë kombëtare, me një flotë prej 4 deri në 8 avionësh.

“Kjo kompani, që do të jetë në pronësi publike dhe private, do të ofrojë fluturime të rregullta mes Aeroportit të Prishtinës dhe vendeve ku ka prani të theksuar të diasporës shqiptare”, ka shkruar ai.

Sipas Prestreshit, themelimi i kompanisë do të kushtojë 70 milionë euro, të mbuluara nga Qeveria, ndërsa 100 milionë euro të tjera do të sigurohen nga investitorë privatë.

“Kjo iniciativë synon të përmirësojë lidhjet ajrore dhe shërbimet për qytetarët e Kosovës”, ka përfunduar ai. /Kosova.info/

Go to TOP