Muharremi ironizon Kurtin për Samitin në Armeni: Krejt lavdia s’mbahet për vete
Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar ndaj pjesëmarrjes së kryeministrit Albin Kurti në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që mbahet në Armenia duke e kritikuar për centralizim të përfaqësimit shtetëror.
Muharremi, përmes një postimi publik, tha se Kurti e ka pritur këtë ditë ku, sipas tij, është “një dhe i vetmi më i rëndësishmi” në përfaqësimin e Kosovo jashtë vendit.
Ai theksoi se pushteti dhe lavdia nuk duhet të mbahen vetëm për vete duke shtuar se privilegjet sjellin edhe përgjegjësi e obligime.
Sipas Muharremit, presidentja Vjosa Osmani ka pasur më parë rol dominues në ngjarje të tilla të nivelit të lartë, ndërsa tani, sipas tij, në samit po merr pjesë kryeministri.
Në fund, ai ngriti pikëpyetje nëse kjo qasje politike do të ketë kosto elektorale më 7 qershor duke thënë se koha do ta tregojë. /Kosova.info/
