Muharremi flet për përkrahjen në LDK: Koha e testimit ka përfunduar, nevojitet bashkëpunim cilësor
Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar debatet e fundit brenda LDK-së, duke vënë theksin te nevoja për sinergji dhe kohezion të brendshëm. Ai theksoi se, pavarësisht se pozita e Lumir Abdixhikut nuk është e rrezikuar në këtë fazë, ai nuk mund të vazhdojë pa marrë parasysh mendimet e të tjerëve dhe pa ndërtuar një harmoni më të thellë mes rrymave të ndryshme në parti.
“Në vend se të fokusohemi në tema, fokusohemi te njerëzit dhe grupet. Koha e testimit tashmë ka përfunduar. Tani nevojitet një bashkëpunim më i gjerë dhe më cilësor brenda, jo thjesht një procedurë formale. Është kompromisi ai që na lëviz përpara, jo forca,” ka deklaruar Muharremi.
Ai gjithashtu kritikoi kulturën politike që i jep peshë mendimit të familjarëve të ish-liderëve, duke e quajtur një qasje primitive që largon vëmendjen nga debatet reale. /Kosova.info/
