Muhammad Yunus emërohet kryeministër i përkohshëm i Bangladeshit

Laureati i çmimit Nobel, Muhammad Yunus është betuar si lideri i përkohshëm i Bangladeshit. Ai u zotua të mbrojë kushtetutën” gjatë ceremonisë, duke thënë se do t`i kryejë detyrat e tij “sinqerisht”.

84-vjeçari deklaroi se ka “shumë punë për të bërë” pasi mbërriti në vend më herët të enjten. Ish kryeministrja Hasina dha dorëheqjen pas disa javës protestash të udhëhequra nga studentët – të cilat lanë qindra të vdekur dhe kulmuan me thirrjet për dorëheqjen e saj.

Vendimi për të emëruar Prof Yunus në krye të qeverisë së përkohshme pasoi një takim mes Presidentit Mohammed Shahabuddin, udhëheqësve ushtarakë dhe udhëheqësve studentorë.

Studentët kishin qenë të qartë se nuk do të pranonin një qeveri të udhëhequr nga ushtria, por donin që Prof Junus të drejtonte.

Shpresa është se Prof Yunus, i ashtuquajturi bankier për të varfrit, do ta kthejë demokracinë në Bangladesh pas viteve të sundimit autokratik.

Të enjten, ai theksoi nevojën për “disiplinë” ndërsa Bangladeshi fillon të rindërtohet. “Sot është një ditë e lavdishme për ne,” u tha ai më vonë gazetarëve, duke shtuar se sikur “Bangladeshi ka marrë një pavarësi të dytë”, pasi ai bëri thirrje për rivendosjen e ligjit dhe rendit.

Bangladeshi është përfshirë në trazira javët e fundit. Më shumë se 400 njerëz raportohet të kenë vdekur pasi protestat që kërkonin fundin e sistemit të kuotave të shërbimit civil filluan në qershor. 

Go to TOP