MRKS nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës

Gjatë vitit të kaluar, MKRS ka filluar me shënimin e ditëve të rëndësishme kulturore përmes Kalendarit Kulturor.

E, për zhvillimin dhe zbatimin e këtyre aktiviteteve tash është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Fakultetin e Arteve.
“Kjo marrëveshje parasheh thellimin e bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës dhe UP në ideimin, konceptimin, realizimin, promovimin dhe zhvillimin e Kalendarit Kulturor të Ministrisë së Kulturës me të gjitha datat përkatëse në bazë vjetore” thuhet në njoftimin e MKRS-së.

Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, rektori i UP-së, Qerim Qerimi dhe dekani i Fakultetit të Arteve, Hazir Haziri.

Kjo do të jetë një mundësi e mirë edhe për studentët që të angazhohen në organizimin e ngjarjeve kulturore dhe po ashtu të marrin pjesë në to.

Go to TOP