Rajoni

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Gjatë ditës në pjesën jugperëndimore të vendit pritet të ketë kushte për reshje të shiut.

Gjithashtu do të fryjë erë mesatare, nga drejtimi veriperëndimor.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri 17 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 25 deri 31 gradë celcius.

Deri të enjten moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe i freskët. Si dhe me erë të përforcuar nga drejtime të ndryshme.