Mot i vranët dhe me reshje shiu për vikendin, borë e dobët në viset malore

Për vikendin e datave 03 dhe 04 janar 2026 parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar vende-vende me riga shiu, ndërsa në viset e larta malore priten fjolla të dobëta bore.

Të shtunën, moti do të jetë kryesisht i vranët me reshje të herëpashershme shiu. Në zonat malore vranësirat mund të sjellin fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës priten të arrijnë nga 4 deri në 6 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

Të dielën parashihet mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu, ndërsa në viset e larta malore do të ketë reshje të dobëta bore. Temperaturat minimale do të zbresin nga -1 deri në 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 7 gradë Celsius. Era do të fryjë kryesisht nga jugperëndimi, e lehtë deri mesatare.

Qytetarët këshillohen të tregojnë kujdes, sidomos në zonat malore dhe gjatë qarkullimit rrugor. /Kosova.info/

Komuna (Qyteti)03.01.202604.01.2026
Temp. Min. 0CTemp. Max. 0CTemp. Min. 0CTemp. Max. 0C
Prishtinë2506
Pejë2505
Prizren2516
Gjakovë2516
Istog2517
Junik2516
Dragash14-14
Ferizaj2505
Gjilan2505
Kamenicë12605
Besianë2616
Mitrovicë3616
Malishevë3   

Go to TOP