Moska nuk i gëzohet fort emërimit të Rutte si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s

Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte është i njohur mirë për Moskën, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, duke vënë në dukje qëndrimin e Rutte ndaj Rusisë, si kryeministër i Holandës.

“Zoti Rutte është i njohur për ne, ai dhe presidenti Putin kaluan më shumë se një orë në tryezën e bisedimeve”, u tha Peskov gazetarëve, duke komentuar emërimin e Rutte si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Ai vuri në dukje se “në një kohë kishte shpresë për ndërtimin e marrëdhënieve të mira dhe pragmatike”.

“Pas kësaj, ne e dimë se Holanda mori një qëndrim mjaft të papajtueshëm, një qëndrim që përjashton plotësisht çdo kontakt me vendin tonë, prandaj nuk mendojmë se do të ndodhë ndonjë e re e rëndësishme në politikën e Aleancës”, përfundoi Peskov.

Sot, Jens Stoltenberg ia dorëzoi Ruttes kompetencat e sekretarit të përgjithshëm të asaj organizate në mbledhjen e Këshillit të Atlantikut të Veriut në selinë e NATO-s në Bruksel.

Go to TOP