Rohde: Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës si një partnere e besueshme
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka replikuar mbi postimin që presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e bëri në “X”, për takimin e saj me ministren e Jashtme gjerman, Annalena Baerbock.
Rohde tha se partneriteti i Gjermanisë do të vazhdojë të zhvillohet me Kosovën, dhe se shteti gjerman do t’i qëndrojë pranë atij kosovar.
“Partneriteti ynë i ngushtë do të vazhdojë të zhvillohet dhe Gjermania do të vazhdojë të qëndrojë pranë Kosovës si një mike dhe partnere e besueshme, e palëkundur dhe e ndershme”, shkroi Rohde.
Në takimin që pati me Baerbockun, Osmani tha se e informoi atë se procesi i integrimit të serbvë po pengohet nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq. /Kosova.info/
Our close partnership will continue to evolve and Germany will continue to stand by Kosovo as a reliabe, steadfast and honest friend and partner!
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) October 1, 2024
https://t.co/7yISTA4RGa