“Mos u ço n’këmbë, mos fol palidhje” / Debat i ashpër, përplasje në studion e Pressing

Një debat i madh ka nisur në emisionin Pressing në T7 për krijimin e Fondit të Sigurisë. Gazetari Valon Syla tha se ky fond nuk nevojitet pasi që Kosova mbrohet nga NATO.

“Lëni këto fonde 3% e Vendlindja thërret. S’po munden të dalin prej mendësisë së diasporës. Kemi sthet. Ndani fondet. Mendoj që në Kosovë strategjikisht ata që e njohin, investimi në ushtri duhet të jetë gradual. Ai është i paraparë edhe me Ligjin për FSK-në. Por a është ky prioritet i kosovarëve. Besoj që nuk është. Pasi as ne e as serbët nuk e kemi ndërmend të luftojmë më dhe duhet të ruajmë paratë”, tha ai.

 “Ne ikëm më 1999. Nuk mjafton kjo shumë për ushtri. Duhet të merremi vesh me fjalë me Serbinë. Zvicra ta marrim shembull. Zvicra ajin e vet e ruan Francën. Ushtria e Francës kujdeset për sigurinë ajrore. Ne flasim kundër bashkimit me Shqipërinë. Kundër bashkëpunimit me Shqipërinë ushtarakisht dhe këdo. Nuk ka para”, shtoi Syla.

Këtu ndërhyri profesori universitar Blerim Latifi i cili tha se kjo qasje është qyqare.

“Pra duhet të ikim. Pas sulmit në Ukrainë ne jemi. Pra nuk duhet ta provojmë. Kjo logjikë është e ikjes. As nuk mund të luftojmë as nuk mund të mbrohemi. Kjo është logjika që në 1998-ën vec 2% ka luftuar”, tha Latifi.

 “Nuk guxojnë të futen pasi është NATO? Kush është ai që guxon? Ku i keni paratë? Financojeni”. I reagoi Syla.

“Nuk pajtohem me këtë qyqarllëk. Mos u ço n’këmbë, mos fol palidhje”, ia ktheu përsëri Latifi.

Syla tutje tha se është rrjeti social Facebook ai që ka bërë që të rritet dëshirë për ushtri.

“Këto janë fore të Facebookut. I kemi parë ata duke qëndruar dhe tani hajde të dalim edhe ne me Missa. Këto janë fore”, shtoi Syla.

Por Latifi i reagoi përsëri duke thënë se nuk ka gjasa që NATO të bombardojë përsëri Beogradin për Kosovën.

“Vetëm një duhet ta dish. Që më NATO Beogradin për ne nuk e bombardon. Kjo është logjikë anti-shtetërore. Nuk mundemi ne të bëjmë as ushtri as asgjë pasi nuk ka asgjë prej neve. Mos u qo në këmbë. Izraeli e ka nisur me 10 pushkë e i ka fituar krejt luftërat me fonde të qytetarëve”, përfundoi Latifi. 

Go to TOP