“Mos u afro te gota ime” – Elga i hedh verën Meritonit në trup dhe e lag me ujë

Pas spektaklit të natës së mbrëmshme (e shtunë), të gjithë banorët si zakonisht u mblodhën në oborrin e shtëpisë, ndërsa Egla vendosi të futet në pishinë.

Duke e ditur që debatet dhe provokimet mes Eglës dhe Meritonit kanë vazhduar disa ditë, Meritoni vendos ta ngacmojë prapë atë.

Teksa Egla po shijonte momentet në pishinë, Ilnisa sugjeron që Meritoni t’ia çojë një gotë me verë.

Egla shprehet disa herë që nuk dëshiron duke thënë: “Mos u afro te gota ime, mos më hidh verë në gotë”.

“Po të respektoj, shikoje”, shprehet Meritoni, teksa i vendos verë në gotë Eglës.

Egla në momentin që merr gotën, ia hedh trupit Meritonit, duke e zhytyr.

Meritoni: Sa e marrë je, si je kaq negative sa shakanë s’e kupton.

Egla: Shko hidhju gocave, pis, je një pis.

Meritoni: Ti je një zonjë të cilën e kam respektuar dhe aq keq po del gjthmonë, sa që idenë se ke.

Egla fillon ta lagë më ujë nga pishina Meritonin dhe i thotë se ia ka prishur terezinë Meritoni.

Në fund ajo shprehet: “Unë pi verën që dua, Meriton. Më vjen keq për ty që je rritur afër femrave që nuk dinë të shijojnë një gotë verë. Ti je një horror.

Go to TOP