Investimet kapitale, Rukiqi thotë se Murati po bënë garë me Kurtin kush po krekoset më shumë

Berat Rukiqi nga LDK i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, shkroi për rritjen e investimeve kapitale “në nivelin më të lartë ndonjëherë”.

Fake News i quajti Rukiqi.

Ai tha se Muati po garon me “shefin e vet” se kush po krekoset më shumë.

“Ministri i Financave, në garë me shefin e vet kush po krekoset më shumë, sot paska prezantuar shifra të investimeve, përkatësisht duke e prezantuar vitin 2023 si me të suksesshmin ndonjëherë. Është FAKE NEËS.”

Ai tha se në vitin 2023 dhe në vitin 2017 ka pasur 349 milionë euro investime kapitale, mirëpo shtoi se në vitin 2017 buxheti ishte 1.8 miliardë euro ndërsa në vitin 2023 2.9 miliardë euro.

“349 milionë euro investime kapitale në vitin 2023, 349 milionë euro investime kapitale në vitin 2017. Por këtu qëndron një dallim. Në vitin 2017 buxheti ishte 1.8 miliardë euros, në vitin 2023 ishte 2.9 miliardë euro.”

“E këtu fatkeqësia, përveç manipulimit, është kush po (keq) menaxhon me taksat tona. Një grup i të paaftëve dhe një grup i keqmenaxhuesve (me tendera sekret).”

Go to TOP