Momenti kur dy persona vjedhin 1100 litra karburante në Florida

Policia e Floridës është në kërkim të dy burrave që vodhën më shumë se 1000 litra benzinë këtë muaj – pjesë e një vale në rritje të grabitjeve të karburanteve në të gjithë SHBA-të ndërsa çmimet rriten.

Policët thanë se dy burrat ngisnin kamionë të bardhë dhe pamjet e kamerave kapën imazhet e tyre duke bartur karburantin.

Grabitësit e benzinës iu ofruan rezervuarëve të mëdhenj në një stacion karburanti në St. Cloud më 1 qershor dhe arritën të vjedhin 1,093 litra para se të largoheshin me shpejtësi, njoftoi policia të martën, raporton nypost.

Ndërkohë, kostot e karburanteve vazhdojnë të rriten, tregtarët e tregut të zi po vjedhin me paturpësi karburantin dhe po e rishesin atë me zbritje në rrugë, kanë paralajmëruar zyrtarët muajt e fundit.

Departamenti i Bujqësisë dhe Shërbimeve të Konsumatorit në Florida tha se ata instaluan “pulsatorë” të sofistikuar brenda pompave që rregullojnë çmimin dhe rrjedhën e karburantit.

Kostoja mesatare e një galloni (4.5 litra) të karburantit është afër 5 dollarë në Florida. 

Go to TOP