Molliqaj: Asnjëherë deri më sot nuk na ka pritur Njësia Speciale në protestë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se është hera e parë që Njësia Speciale e Policisë së Kosovës është prezente para fillimit të protestës nga kjo parti.

Sipas tij, kjo ka ndodhur për shkak të ruajtjes së kapitalit të koncentruar.

“Ne kemi bërë aksione goxha shpesh në këtë vitin e fundit që po e lëmë, por asnjëherë deri më sot Njësia Speciale nuk na ka pritur. Ka ardhur Njësia Speciale pasi e kemi përfunduar aksionin. Veç me qenë Njësia Speciale para protestës aty është hera e parë. Çka do të thotë kjo?. Kjo do të thotë se ne mund ta sulmojmë Qeverinë e Kosovës, mund të ketë çfarëdo dëmi material e të tjera, por vetëm një vend është i ruajtura e ky është kapitali i koncentruar privat. Kjo tregon që shteti jonë është shtet që i shërben kapitalit të koncentruar ose kapitalit të koncentruar në disa individë”, ka thënë ai.

Go to TOP