Moderatorja e njohur e Top Channel martohet me 1 prill, por vëmendjen më të madhe e merr veshja e saj: Jo nuk është shaka

Çifti shumë i dashur nga publiku, Dojna Mema dhe Vlashent Sata janë martuar zyrtarisht. Ata kanë zgjedhur pikërisht 1 Prillin, e njohur si Dita e Gënjeshtrave dhe lajmin e bukur e ka dhënë vetë moderatorja.

Kjo e fundit ka publikuar në Instagram disa foto nga ky moment, duke zbuluar që ndryshe nga çdo nuse me fustan, ka veshur një kostum të bardhë me atlete.

“Çdo 1 prill do festojmë përvjetorin e martesës. Jo, nuk është shaka”, ka shkruar Dojna krahas fotove, ku të dy shfaqen me lule në duar jashtë zyrës së Njësisë Bashkiake.


Go to TOP