Mos të heshtim, Dick Marty dhe UÇK-ja

Shkruan: Afrim VESELI

Thonë që e vërteta del në shesh edhe kur fare se pretë, dhe doli prapë për Kosovën e pastër. Doli por doli aq frikshëm, me një skenar edhe më vrastar  se ai i viteve 1998/99, viteve kur veç fëmijë tanë u  vranë mbi 1392, ndoshta edhe më shumë.

Paska dashur Serbia ta vras argatin e vetë, Dick Martyn, Dickun që fyeu historinë tonë shekullore, fyeu dhe sulmojë për të vrarë prapë të ardhmen tonë, të ardhmen e fëmijëve tanë, siç themi Ne, vrasje për së gjalli.

Dicku paska tregu pak, por ai duhet të tregon shumë .

Ne heshtim, heshtin Qeveritë me Kryeministrat tanë, heshtin Presidentët e dy shteteve tona, heshtin dy Akademitë e Shkencave, heshtin Institutet tona të Historisë, heshtë Oda e Avokatëve, heshtin Organizatat e dala nga lufta, nuk hesht vetëm televizioni T7 i Kosovës dhe disa burra aty. Faleminderit.

Mos heshtni, sepse se luftuam pastër dhe me dinjitet, me gjak e me aq sakrifica fituam lirin, mos heshtni se kemi aq shumë varre me nishan e ende edhe pa nishan.

Ende kemi varre të hapura pa kufoma në to, mbi 1600 njerëz tanë nuk dimë ku i kanë varrosur apo djegë në furra.

Ngrihuni politik dhe shkencë bëjeni obligimin tuaj ndajë atdheut, tek e fundja e keni obligim dhe paguheni nga Kosova, Dëshmorët dhanë jetën për lirin që Ju dhe gjithë Ne jetojmë në liri. Ju në ato zyre jeni pse djemtë e Kosovës dhanë jetën.

Ngrihuni e shkoni te dy miqtë tanë, Amerikë dhe Britani e Madhe, dhe bëjeni punën ti tregojmë politikisht, juridikisht historikisht se shqiptari nuk prek kufoma për të shitur organet e tyre. Tregoni botës siç është e vërteta prapë.

Merrni librin e Nysret Pllanës dhe bëni 1 milion kopje e shpërndani kudo në botë.

E Ju mund të heshtni, por e di se një njeri s’do të heshtë, Ramushi. Ramush Haradinaj që në supe të tij ka bartë vëllain e vrarë dëshmor tani.

E kur ai fletë, e ai do të fletë, Ne do jemi pran tij, Ne sigurisht do jemi pas tij.

UÇK-ja, jo kurrë s’ka qenë NDËRMARRJE E ORGANIZUAR KRIMINALE.

Go to TOP