Miell do të ketë mjaftueshëm në Kosovë

Aleanca Kosovare e Bizneseve ka vizituar fabrikën e miellit “Hasi”shpk, në Gjakovë, ku u njoftuan nga afër për punën që është bërë deri në këtë periudhë, përkushtimin dhe angazhimin e tyre për t’i dal në ndihmë bujqve dhe qytetarët për furnizim më miell.

U bisedua për rendimentet gjatë këtij vitit që fatkeqësisht janë të dobëta në krahasim me vitet e kaluara, për sfidat dhe mungesën e grandeve dhe subvencione për mullinjtë nga institucionet shtetëror.

Kryetari i AKB, Agim Shahini, në emër të delegacionit ka falënderuar pronarët dhe punëtorët për punën e palodhshme që janë duke bërë në shërbim të bujqve dhe qytetarëve, këto ditë.

“Sa i përket bujqit të cilët po e punojnë tokën mund të themi se; ata janë heronj të vërtetë, sepse falë përkushtimit të tyre më punë dhe ndjerës po mundohen që të sigurojnë miell për të përmbushur nevojat e qytetarëve tanë. Andaj, sot shteti dhe çdo institucion duhet të përkushtohet që këtë sektor të mbështesim sepse është i rëndësisë së veçantë”, tha Shahini.

Si tha se, AKB çdoherë është promotor kryesorë i mbështetjes dhe promovimit për bizneset e sidomos zëri i fuqishëm për prodhuesit vendor.

Përfaqësuesi-kryetari i AKB për Gjakovë, Argjend Fetahu, tha së puna, korrektësia dhe cilësia e kësaj fabrike është çelësi i suksesit të kësaj fabrike.

Drejtori i Fabrikës së miellit “Hasi “shpk, Qëndrim Dervishaj, falem nderoj delegacionin e AKB për vizitën në fabrikë.

“Ardhja juaj këtu dhe bashkëbisedimi nga afër për sfidat, problemet dhe planet për të ardhmen, është dëshmia më e mirë se Aleanca Kosovare e Bizneseve, është zëri i fuqishëm apo i vetmi që po i qëndron afër bizneseve e sidomos prodhuesve vendos”, tha Dervishaj. /Kosova.info/

Go to TOP