Gjilani mposht Liepajan në “Fadil Vokrri”, afër raundit të dytë kualifikues

Skuadra e Gjilanit ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme, pasi mposhti skuadrën Liepaja me rezultat 1-0, me golin e vetëm të shënuar nga Albert Dabiqaj.

Në ndeshjen e parë me eliminim direkt, Gjilani nuk i zhgënjeu skifterët, pasi arriti të fitojë si vendas në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Në ndeshjen e dytë kthyese, skuadra nga Anamorava do të jetë mysafire e Liepajas.

Nëse fiton edhe ndeshjen tjetër, Gjilani kalon në raundin e dytë kualifikues pë Conference League.

Go to TOP