Mitrovicasi gjen një shumë të parave, i dorëzon në Polici

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot një qytetar shqiptar në afërsi të urës së lumit “Ibër” në Mitrovicë ka gjetur një shumë të parave të cilat i ka dorëzuar në Polici.

Policia ka njoftuar se pas verifikimeve paratë i janë kthyer qytetarit, raporton Zeri.info.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut , falënderon qytetarin për besimin ndaj policisë dhe veprimin e ndërgjegjshëm”, thuhet në njoftim.

Go to TOP