Zvicra e nis vrullshëm ndaj Serbisë

Zvicra do të ballafaqohet me Serbinë, në kuadër të rrethit të tretë të fazës së grupeve në Kampionatin Botëror.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “974”, me fillim nga ora 20:00.

LIVE: Zvicër-Serbi 0-0

2′ Granit Xhaka rrezikon portën e Serbisë, me dy tentime të shpejta, por dy gjuajtjet u bllokuan.

1′ Ka filluar ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë.

19:45 Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka kanë dalë në fushë, për t’u nxehur para fillimit të ndeshjes

19:25 – Flamuri i Kosovës dhe Shqipërisë s’lejohet në ndeshjen Zvicër – Serbi

Flamuri i Kosovës dhe Shqipërisë nuk është duke u lejuar që të futet brenda stadiumit ku do të zhvillohet ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë.

Sipas gazetarit Arlind Sadiku, disa miq të tij e kanë informuar se në hyrje të stadiumit ua kanë marrë flamujt.

Go to TOP