`Mitrovica International Jazz Days` kthehet në gusht me moton ‘MitroLove’

Muzikë jazz dhe performanca të jashtëzakonshme nga artistë ndërkombëtarë do të zhvillohen nga 8 deri më 10 gusht 2025, në kuadër të festivalit `Mitrovica International Jazz Days`.

Me moton “MitroLove”, festivali promovon muzikën cilësore dhe fuqizimin e të rinjëve dhe grave në skenën vendore dhe ndërkombëtare të xhazit.

Këtë vit ‘Mitrovica International Jazz Days’ ka ftuar muzikantë të rinj nga 18-30 vjeç që luajnë jazz, rock, alternative, hip-hop, punk, metal, new wave, fusion, pop dhe zhanre të tjera moderne, që të aplikojnë për performancë si solistë ose si grup deri në pesë muzikantë.


Go to TOP