Miratohet lista e kandidatëve të cilët i plotësojnë kushtet për tu certifikuar si ekspert gjyqësor

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), gjatë takimit të 301-të ka miratuar listën e kandidatëve të cilët i plotësojnë kushtet për tu certifikuar si ekspert gjyqësor.

Po ashtu, Këshilli miratoi shpalljen e konkursit publik për certifikimin dhe emërimin e ekspertëve gjyqësor i cili do të jetë i hapur gjatë vitit 2023, me ç’rast u themelua komisioni për vlerësimin e aplikacioneve të kandidatëve dhe komisioni për shqyrtimin e ankesave të kandidatëve. /Kosova.info/

Go to TOP