Ministrja Bogujevci telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të arkeologut Luan Koçbashliu

Ministrja e Kulturës dhe e Turizmit, Saranda Bogujevci, ka shprehur ngushëllimet e saj për ndarjen nga jeta të arkeologut të shquar, Luan Koçbashliu.

Në telegramin e ngushëllimit drejtuar familjes Koçbashliu, ajo theksoi se lajmi për vdekjen e tij është pritur me pikëllim të thellë, duke vlerësuar lart kontributin e tij në fushën e trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Sipas saj, puna e Koçbashliut në Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka lënë gjurmë të pashlyeshme, ndërsa ai do të kujtohet si një ndër arkeologët e gjeneratave të para në vend.

Bogujevci shtoi se përkushtimi dhe angazhimi i tij do të mbeten frymëzim për brezat e rinj, ndërsa në fund u shprehu ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë komunitetit në këto momente të vështira. /Kosova.info/


Go to TOP