Ministria e Shëndetësisë tregon se si të mbrohemi nga gripi sezonal

Një numër i madh i qytetarëve kanë kërkuar ndihmë mjekësore si shkak i gripit sezonal që kapluar Kosovën javët e fundit.

E për këtë sot Ministria e Shëndetësisë ka dal me një njoftim duke i treguar qytetarëve se si të mbrohen nga gripi sezonal.

MSh ka kërkuar nga qytetarët që të vaksinohen, të mbajnë maskë dhe nëse kanë shenja të gripit të kërkojnë ndihmë mjekësor e po ashtu të mbajnë distancë së paku një metër.

Njoftimi i plotë:

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Nëse keni shenja të gripit, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore!

Të redukohet numri i vizitave të familjarve tek personat e hospitalizuar (SHSKUK, Spitalet e përgjithshme)

Evitoni qëndrimin në vende të mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz!

Nëse keni shenja të gripit mbani distancë të paktën 1 metër prej njerëzve të tjerë!

Mbuloni hundën dhe gojën me faculetë në rast të kollës apo teshtitjes!

Hidhni faculetën menjëherë pas përdorimit në shportën e mbeturinave!

Shmangni prekjen e syve hundës apo gojës me duar të pa pastruara!

Nëse keni shenja të gripit, mos shkoni në punë, shkollë apo vende me shumë njerëz, por qëndroni në shtëpi!

Pastroni rregullisht duart me ujë dhe sapun dhe dezinfektoni ambientin ku qëndroni!

Ushqehuni shëndetshëm duke përdorë më shumë vitamina dhe bëni aktivitet fizik!

Go to TOP