Ministria e Shëndetësisë: Një person tani mund të caktojë terminë vaksinimi për 10 të tjerë

Ministria e Shëndetësisë njofton qytetarët se përveç shtimet të terminëve të reja për vaksinim kundër COVID-19, me rastin e aplikimit dhe caktimit të terminëve për vaksinim, platforma eKosova mundëson që tani, një qytetar të caktojë terminë për 10 persona të tjerë. 

Platforma për caktim të terminëve: https://ekosova.rks-gov.net/Service/14 

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të aplikojnë dhe caktojnë terminë për marrje të vaksinës kundër COVID-19 dhe në të njëjtën kohë të zbatojnë masat kundër Covid-19 si bartja e maskës, higjiena, ruajtja e distancës dhe shmangia nga grumbullimet ku rreziku për bartje të virusit korona është i lartë. /Kosova.info/

Go to TOP