Ministri Vitia u takua me kryetaren e FSShK-së, së shpejti fillon dialogu social për kontratën kolektive

Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia priti në takim kryetaren e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, znj. Tevide Imerin dhe përfaqësuesit e FSShK-së.

Në këtë takim, temë kryesore ishin kërkesat e veçanta për infermierë dhe për punonjësit shëndetësorë në administratë.

Të pranishmit u dakorduan në parim që sa më parë të fillojë dialogu social për kontratën kolektive, brenda së cilës do të adresohen një pjesë e madhe e kërkesave që sot FSShK i paraqiti gjatë takimit.

Ministri Vitia tha se do t’i adresojë të gjitha kërkesat dhe se Ministria e Shëndetësisë do ta trajtoj me seriozitet të lartë secilën kërkesë të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës. /Kosova.info/

Go to TOP