Miliarderi rus të cilit iu sekuestrua jahti luksoz: Lufta duhet të ndalet urgjentisht
Miliarderi rus Andrei Melnichenko bëri thirrje për armëpushim në Ukrainë, duke e quajtur luftën një tragjedi që duhet të ndalet. Ai paralajmëroi një krizë ushqimore për shkak të rritjes së çmimeve.
“Ngjarjet në Ukrainë janë vërtet tragjike. Ne kemi nevojë urgjente për paqe”, tha Melnichenko, 50 vjeç, i cili është rus, por ka lindur në Bjellorusi dhe nëna e tij është ukrainase.
Melnichenko ia dërgoi mesazhin Reuters.
“Si rus nga kombësia, bjellorus nga lindja dhe ukrainas nga gjaku, ndjej dhimbje dhe mosbesim të madh duke parë sesi popujt vëllazërorë po luftojnë dhe po vdesin”, thuhet në deklaratën e tij.
Policia italiane sekuestroi superjahtin e Melnichenkos pak ditë pasi ishte përfshirë në listën e sanksioneve të BE-së të vendosura për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.
