Milani fiton me lehtësi ndaj Venezias
Milani ka fituar me lehtësi ndaj Venezias në udhëtim, në kuadër të javës së 21-të në Serie A.
Golin e parë në ndeshje e ka shënuar Zlatan Ibrahimoviq, në minutën e 3-të, pas një asistimi nga Rafael Leao, rossonerët kishin edhe disa raste për ta dyfishuar epërsinë, por me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Theo Hernandez e dyfishoi epërsinë në minutën e 48-të, dhe i njëjti e shënoi golin e tretë dhe të dytin personal në ndeshje nga penalltia në minutën e 59-të, me këtë rezultat 3-0 u mbyll ndeshja në të mirë të rossonerëve.
Milani pas kësaj fitore kalon në pozitën e parë me 48 pikë, pas 21 ndeshjeve, por Interi ka dy ndeshje më pak të zhvilluara në vendin e dytë me 46 pikë.
⏱️ 48'
— AC Milan (@acmilan) January 9, 2022
GOOOAAAALLLLLL! @TheoHernandez beats Romero at his near post following @RafaeLeao7's lovely through ball! 🔥🔥🔥#VeneziaMilan 0-2 #SempreMilan @EASPORTSFIFA pic.twitter.com/cwPqreDL5z
