Miftaraj kritikon vonesat e konstituivit të Kuvendit: Boll është tepër
Ehat Miftaraj ka reaguar ndaj kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, dhe Lëvizjes Vetëvendosje duke u bërë thirrje që të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe rregulloren e Kuvendit.
Në një postim të tij, Miftaraj iu referua pikës 156 të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të gushtit 2025 dhe nenit 12 të Rregullores së Kuvendit duke theksuar se vendimet tashmë janë të qarta dhe miratuar me votat e tyre.
Ai kritikoi përpjekjet për të shtyrë konstituivin e Kuvendit duke dërguar çështjen në Kushtetuese duke theksuar se vonesat janë të papranueshme. “Mos boni filma… Çka është tepër, është tepër”, shkroi Miftaraj duke theksuar se vlerat patriotike nuk matën me retorikë, por me veprime gjatë viteve ‘90. /Kosova.info/
