Michel: E ardhmja e Evropës do të jetë më e sigurt me Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, e ka vlerësuar si ditë historike samitin e përbashkët të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili po mbahet në Tiranë.

Ai ka thënë se kjo është hera e parë që një samit i tillë mbahet në një vend që nuk është anëtar i BE-së.

Para fillimit të këtij samti, ai ka vlerësuar se kjo tregon mbështetjen që BE-ja ka për këto vende.

“Ky do jetë një takim i rëndësishëm, simbolik. Është hera e parë që mbahet këtu, në një vend jo-anëtar. Jam i bindur që e ardhmja e fëmijëve tanë do jetë më e sigurt me përpjekjet tona. Sot do të nënshkruam marrëveshjen për tarifat roaming. Lehtësim për bizneset, qytetarët, turizmi. Kriza energjetike do të jetë çështja tjetër”, ka thënë ai.

Zyrtari i lartë evropian ka thënë se e ardhme e BE-së do të jetë më e sigurt me vendet e rajonit si anëtare të BE-së.

“Është emocionuese të jesh këtu. E ardhmja e Evropës, është e ardhmja e fëmijëve tanë, do të jetë më sigurt me Ballkanin Perëndimor. Afrimi me rajonin është i rëndësishëm për ne” është shprehur Michel.

Go to TOP