Fushë-Kosovë, arrestohet një person pasi sulmoi të dashurën e tij të mitur

Një person është arrestuar në Fushë-Kosovë, pasi që dyshohet se kishte sulmuar të dashurën e tij të mitur.

Sipas raportit 24 orësh të policisë, rasti kishte ndodhur të hënën, në fshatin Bresje.
Policia njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Fsh. Bresje, Fushë Kosovë 05.12.2022 – 10:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar ish të dashurën e tij viktimën femër kosovare e mitur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Go to TOP