Messi e konfirmon: Nuk po kthehem te Barcelona

Lionel Messi tregoi zyrtarisht ekipin e tij të ri në një intervistë për dy mediat katalanase, SPORT dhe Mundo Deportivo në shtëpinë e tij në Paris.

Sulmuesi argjentinas shpjegon se pse ka marrë vendimin për të shkuar te Inter Miami pas largimit nga Paris Saint-Germain.

“Kam vendosur që do të shkoj në Miami. Ende nuk është 100% e mbyllur, diçka mungon, por mirë, vendosëm të vazhdojmë rrugën atje”.

“Po, largimi nga Evropa. E vërteta është se kam pasur oferta nga një skuadër tjetër evropiane, por as që e kam vlerësuar sepse në Evropë ideja ime e vetme ishte të shkoja te Barcelona”.

“Pasi fituam Kupën e Botës dhe nuk arrita të shkoja te Barça, ishte koha për të shkuar në MLS për të jetuar futbollin në një mënyrë tjetër dhe për të shijuar më shumë ditë. Natyrisht me të njëjtën përgjegjësi dhe dëshirë për të fituar dhe për t’i bërë gjërat gjithmonë më mirë”, ka thënë Messi.

Inter Milami drejtohet nga legjenda e futbollit anglez, David Beckham.

Go to TOP