Merz për dronët: Me gjasë është Rusia
Mbi 10,000 pasagjerë mbetën të bllokuar në aeroportin e Munihut gjatë fundjavës pasi u vunë re dronë në zonë.
“Kësaj radhe supozojmë se Rusia qëndron pas shumicës së këtyre fluturimeve të dronëve,” tha kancelari Federal, Friedrich Merz.
Ai tha se incidentet e ngjashme kohët e fundit janë të pashembullta që nga ‘Lufta e Ftohtë’, por shtoi se asnjë prej dronëve nuk ka qenë i pajisur me armë deri tani.
