Merkel: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet për anëtarësim në BE

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se marrëdhëniet me Shqipërinë janë shumë të mira dhe mund t’i zgjerojnë marrëdhëniet për bashkëpunimin.

“Marrëdhëniet me Shqipërinë janë mjaft të mira dhe mund të zgjerojmë më tej bashkëpunimin tonë. Uroj e përgëzoj Shqipërinë për përpjekjet që ka ndërmarrë vitet e fundit për të ristruktuar sistemin e vet të drejtësisë”.

Merkel nga Tirana thotë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet për të nisur negociatat e anëtarësimit në BE.

“Sikundër Shqipëria ashtu dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet e caktuara për të nisur negociatat e anëtarësimit. Për fat të keq nuk u arrit anëtarësimi për shkak të vetos së Bullgarisë por ne kemi premtuar se do të jemi pranë këtij procesi pasi në të është investuar shumë forcë e energji”, tha Merkel.

Kanceralja mes tjerash foli edhe rreth bisedës që pati me liderët e Ballkani Perëndimor.

“Në kuadër të bisedës me liderët e Ballkanit Perëndimor, kam pasur kënaqësinë që prej idesë së vitit 2014 për inicimin e një procesi bashkëpunimi ka rezultuar një ndihmë mjaftë e fuqishme. Kryetarët e qeverive takohen në mënyrë normale me njëri-tjetrin dhe i tërë bashkëpunimi është konsoliduar. Kemi folur edhe për projekte të rëndësishme infrastrukturore. Kemi folur për nisjen e punimeve për Autostradën e Paqes”, ka thënë ajo.

Tutje Merkel tha se përshëndet marrëveshjen për tregun rajonal teksa bën të ditur se jo të gjitha vendet i janë bashkuar kësaj iniciative.

“Ne kemi rënë dakord që sa më shumë të bashkohen në këtë proces do t’i ndihmojnë aq më shumë procesit të Berlinit. Ishte një diskutim konstruktiv dhe tash do t’i fillojë bisedat bilaterale me të gjithë liderët e rajonit. Ishin biseda të mira konstruktive, fakti që unë jam e bindur që në këndvështrimin gjeostrategjik BE-ja përkatësisht Gjermania ka interes të vetin për anëtarësimin e këtyre shteteve por është diçka tjetër procesi i bashkëpunimit rajonal”, tha Merkel.

Merkel nga Tirana: Zemra më rreh për vendet e Ballkanit Perëndimor, do t’i vizitojë edhe pas mandatit

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, teksa po zhvillon një vizitë lamtumirëse në Tiranë pas largimit nga politika ka bërë të ditur dashurinë që ka për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Merkel në konferencën e përbashkët me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, bëri të ditur se edhe pas përfundimit të mandatit do t’i vizitoj këto vende.

“Zemra ime rreh për këtë rajon edhe pse nuk do kem mundësi të vesh të njëjtën detyrë por ndodhë do më nxisë dielli që të vij”, ka thënë Merkel.

Rama: Pa Merkel, Ballkani dhe Evropa nuk do të ishin siç janë sot

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ia ka shprehur mirënjohjen Kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel.

Gjatë konferencës së përbashkët në Tiranë, Rama ka thënë se nuk mund të numërojë punët në të cilat Gjermania dh Merkel e kanë mbështetur Shqipërinë dhe rajonin.

“Merkel është një lider që drejton Gjermaninë prej shumë e shumë vjetësh por që asnjëherë nuk ka munguar t’i jap zemër politikës evropiane”, ka thënë Rama.

“Ballkani Perëndimor është vend shumë më i mirë sesa që ishte përpara, përpara se Merkel të niste Procesin e Berlinit. Angela Mekel do t’i mungojë këtij rajoni dhe ma ha mendja se interesi i të gjithëve këtu që është të dëgjojnë fjalët e saj sesa të miat. Ishte nder, privilegj dhe kënaqësi që unë të kisha këtë detyrë në të njëjtën kohë me të dhe të kisha mundësinë të njihesha me të, të mësoj nga ajo dhe sipas meje modesisht sot është një moment kur të gjithë ne jemi të vetëdijshëm për atë që ka bërë dhe boshllëkun që ajo lë. Pa Merkel Ballkani nuk do të ishte siç është sot, as Evropa nuk do të ishte sic është sot”.

Go to TOP