Merkel për “Open Balkan”: Nëse dëshironi të takoheni është e drejta juaj

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka komentuar “Open Balkan” në konferencën e përbashkët që është duke e mbajtur bashkë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Merkel tha bashkëpunimi në nivel rajonal është diçka e pranuar si nga Bashkimi Evropian ashtu dhe nga Gjermania.

“Jam e bindur që në këndvështrimin gjeostrategjik, Gjermania e BE ka një interes të vetin në anëtarësimin në BE por sigurisht është diçka tjetër procesi i bashkëpunimit në nivel rajonal, një ide që është pranuar nga BE apo këndvështrimi gjerman”.

“Nëse ju takoheni është e drejta juaj dhe unë këtë e përshëndes shprehimisht dhe shpresoj shumë që të vijoni në këtë drejtim”, tha Merkel.

Go to TOP