‘Memorandumi i sotëm, realizimi i përkujdesjes institucionale të Kosovës ndaj Luginës’

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka folur për nënshkrimin e Memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Kryeministrit yë Kosovës, Albin Kurti dhe Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi.

Ai tha se nënshkrimi i këtij memorandumi nënkupton fillimin e realizimit të përkujdesjes institucionale të Kosovës ndaj Luginës së Preshevës.
“Nënshkrimi i Memorandum bashkëpunimit ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, nënkupton fillimin e realizimit të përkujdesjes institucionale të Republikës së Kosovës ndaj Luginës së Preshevës dhe dëshmon kredibilitetin që Këshilli Kombëtar ka ndërtuar tek faktori kombëtar. Përkrahjen e Republikës së Kosovës nëpërmjet Këshillit Kombëtar do ta ndjejnë shqiptarët e Luginës së Preshevës. Bashkë me Kosovën”, thuhet në shkrimin e tij në Facebook.

Go to TOP