Mehaj: Avancohet edhe më tej bashkëpunimi me Ushtrinë Amerikane

Ministri i Mbrojtes së Kosovës, Armend Mehaj ka njoftuar se si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-në, respektivisht të FSK-së me Ushtrinë Amerikane, përveç aktiviteteve tjera, tani do të ketë edhe angazhimin e oficerit, major Vegim Krelanit, si oficerit planifikues për stërvitje në kuadër të Ushtrisë Amerikane për Europe dhe Afrike (USAREUR-AF) me bazë në Wiesbaden të Gjermanisë.

Sipas Mehajt ky bashkëpunim është mundësi e jashtëzakonshme për FSK-në në funksion të avancimit të partneritetit dhe të ndërveprueshmërisë mes Ushtrisë sonë dhe Ushtrisë Amerikane edhe në nivel shtabor të planifikimit të stërvitjeve dhe operacioneve.
Postimi:

Go to TOP