Meghan Markle shfaqet me rollkë dhe pallto dimri gjatë vizitës te Kompleksi Memorial i 11 shtatorit

Meghan Markle duket se i ka injoruar parashikimet e motit kur u vesh për udhëtimin e saj në New York këtë fundjavë, dhe deri më tani ka dalë me dy pallto të ngrohta pa arsye, pavarësisht temperaturave të nxehta dhe të lagështa në qytet.

Këtë pasdite, nëna e dy fëmijëve u largua nga hoteli “The Carlyle” dhe u drejtua për në “50 United Nations Plaza” e veshur me një pallto të rëndë, me pamje të butë, me ngjyrë deveje, të markës “Max Mara”, të cilën e veshi të hapur, por të shtresuar mbi një bluzë të gjatë me mëngë të gjata.

Ajo gjithashtu mbante një çantë të markës “Valextra”, vlera e së cilës shkon në 3,350 dollarë, shkruan DailyMail.

Ishte një ndryshim i vogël i veshjeve nga udhëtimi i saj me Princin Harry në “One World Trade Center” dhe Memorialin e 11 shtatorit këtë mëngjes, ku ajo mbante të njëjtën bluzë me mëngë të gjata me një pallto të zezë të rëndë veshur sipër.

Palltot ishin një zgjedhje e papritur dhe e çuditshme duke pasur parasysh temperaturën e lartë të New Yorkut 81 gradë Fahrenheit (27.2 gradë celcius) sot, si dhe një lagështi që që tejkalonte shifrën mbi 70 për qind.

Meghan dukej e pashqetësuar dhe sigurisht e padjesitur – pavarësisht grumbullimit të rrobave që do të ishin më të përshtatshme në një ditë shumë më të ftohtë.

Go to TOP