Show Biz

Meghan Markle mund të mos kthehet më në Mbretërinë e Bashkuar pas largimit nga jeta mbretërore

Meghan Markle thuhet se nuk do të kalojë më pellgun për një periudhë të gjatë.

Kjo sipas autorit mbretëror, Robert Jobson, i cili pretendoi se Dukesha e Sussex do të shmangë paraqitjen në Mbretërinë e Bashkuar ‘derisa pluhuri të qetësohet përfundimisht’, pas largimit që bënë me bashkëshortin, Princin Harry.

“Nuk jam e sigurt që Meghan do të vijë sërish në Britani”, tha ai për Us Weekly. “Ajo nuk është e popullarizuar tani”.

Meghan Markle dhe Princi Harry (Foto: Getty Images)

Sa i përket Dukës së Sussex, ai tha se ka të ngjarë që do të kthehet për “Platinum Jubilee” të Mbretëreshës Elizabeth II ku do të ketë festime për 70 vitet e mbretëreshës në fron.

“Por ju duhet të mbani mend se brenda disa muajsh do të dalë me një libër … Do të jetë mjaft e vështirë”, vuri në dukje Jobson.

Megjithatë, ai parashikoi që drama mbretërore në vazhdim do të mbahet e fshehur për hir të mbretëreshës.

“Fokusi nuk duhet të jetë nëse Meghan është e lumtur apo jo, apo nëse Harry nuk ka raporte të mira me të vëllanë, Princin Ëilliam. Mbretëresha meriton më shumë se kaq”, tha ai.

Meghan Markle (Foto: Getty Images)

Harry dhe Meghan u tërhoqën nga detyrat mbretërore në mars të vitit që lamë pas.

Ata momentalisht jetojnë në Kaliforni dhe kanë bashkë dy fëmijë: Archie dhe Lilibet.