Mediat ukrainase: Bjellorusia po përgatitet t’i shpall luftë Ukrainës

Disa media ukrainase kanë raportuar se njësitë e forcave të operacioneve speciale bjelloruse po përgatiten për një ulje ajrore në Ukrainë.

Këtë e dëshmojnë informacionet e ZN.UA të marra nga burime diplomatike.

“Në këtë mënyrë, Bjellorusia fillon një pushtim të Ukrainës me personelin e saj ushtarak”, raporton ZN.UA.

Nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se vendndodhjet e mundshme të uljes janë drejtimet e Kiev-it dhe Zhytomyr-it.

Më herët, Qendra për Strategjitë e Mbrojtjes raportoi se ekziston një probabilitet shumë i lartë që Republika e Bjellorusisë të vendosë në orët e ardhshme për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura në luftën e zhvilluar nga Federata Ruse kundër Ukrainës.

Kjo nënkupton përdorimin e të gjitha forcave dhe mjeteve të armatosura të Bjellorusisë kundër forcave mbrojtëse të Ukrainës.

Kujtojmë se më 24 shkurt, Federata Ruse pushtoi Ukrainën dhe shkaktoi një kolaps të vërtetë.

Go to TOP