Me shumë fëmijë pjesëmarrës edicioni i parë i Festivalit të koreve

Këtë javë do të mbahet njëra prej ngjarjeve më të veçanta kulturore për fëmijë dhe adoleshentë në Kosovë – “Children Choir Festival Crescendo”. Zërat që Frymëzojnë – Children Choir Festival Crescendo

Një festival që nuk sjell vetëm muzikë, por edhe emocione, bashkëpunim dhe talent të pastër.

Ky festival unik promovon edukimin muzikor, artin koral dhe talentet e reja përmes performancave magjike të koreve nga fëmijët dhe të rinjtë, duke i dhënë zë pasionit të tyre për muzikën.

jo ngjarje e pasur kulturore synon të krijojë një hapësirë bashkëpunimi, shkëmbimi përvojash dhe frymëzimi për të rinjtë, dirigjentët dhe edukatorët artistikë.

Në këtë edicion, do të performojnë fëmijë dhe adoleshentë nga katër kore të mirënjohura të shkollave të muzikës dhe institucioneve kulturore në Kosovë. Koret pjesëmarrëse do të interpretojnë një përzierje të veçantë veprash shqiptare dhe ndërkombëtare, me repertor origjinal dhe të larmishëm.

“Për Siparantum Kids, do të jetë dirigjent: Memli Kelmendi, Okarinë, dirigjente: Elikonë Hysaj, ëhite Voices, dirigjent: Artan Jerliu dhe Amadeus, dirigjent: Vehbi Shosholli. Ky festival përfaqëson një platformë artistike që promovon talentin, edukimin dhe bashkëpunimin kulturor, duke sjellë repertor kombëtar dhe ndërkombëtar për publikun e gjerë”, thuhet në njoftim. /Kosova.info/


Go to TOP