Me motor e bluze të stampuar me foton e Donaldit, çfarë po kurdis Romeo?

Na ndan vetëm një ditë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP” dhe emocionet e publikut sa vijnë e shtohen.

Romeo Veshaj, vëllai binjak i Donaldit ka vendosur të mos humbasë kohë dhe të përgatis një tjetër “çmenduri” për banorin.

Image

Me motor, i rrethuar nga persona të tjerë dhe i veshur me bluze të stampuar me foton e Donaldit dhe shkrimin “Unë jam Donaldi”, Romeo ka udhëtuar drejt Vlorës.

Ende nuk dihet çfarë pretendon të arrijë aktori me këtë organizim.

Image

Ndërkohë, të gjithë janë bërë kureshtarë të dinë se kush është fituesi i “Big Brother VIP”.

Image
Go to TOP