Më 8 tetor, “Sytë e Ujkut” vjen me premierë

Premiera e shfaqjes “Sytë e ujkut”, me tekst nga Doruntina Basha dhe regji të Kushtrim Koliqit, do të zhvillohet më 8 tetor.

Premiera e kësaj shfaqje do të jetë me ftesa, kurse për reprizat e para që do të jenë më 9, 10 dhe 11 tetor do të jenë të hapura për publikun, por që duhet të rezervohen ulëset. 

Shfaqja do të prezantohet prej orës 20:00 në Barabar Centre, kurse me rolet e tyre në këtë shfaqje do të prezantohen: Irena Aliu, Edona Reshitaj, Armend Smajli e Albina Krasniqi. /Kosova.info/


Go to TOP