Më 17 shkurt marshi “Drejtësi, jo politikë” në Prishtinë – publikohet agjenda e nisjeve nga komunat
Platforma Liria ka Emër ka publikuar oraret dhe vendet e nisjes së autobusëve nga komunat e Kosovës për pjesëmarrje në marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë.
Sipas njoftimit, organizimi i transportit është koordinuar në bashkëpunim me përfaqësues lokalë, me qëllim që çdo qytetar që dëshiron të marrë pjesë në marsh të ketë mundësi të sigurt dhe të organizuar për të udhëtuar drejt kryeqytetit.
Agjenda për secilën komunë, përfshirë vendin e saktë të nisjes dhe orarin përkatës, është bërë publike dhe u është shpërndarë qytetarëve përmes kanaleve zyrtare të platformës.
Organizatorët kanë apeluar që pjesëmarrësit të jenë në vendin e nisjes së paku 15 minuta para orarit të caktuar, në mënyrë që transporti të realizohet sipas planifikimit.
Marshi qytetar “Drejtësi, jo politikë” do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë. /Kosova.info/

