Më 12 qershor dalin rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) njofton se të mërkurën më 12 qershor, nëpërmjet një konference për medie, do t’i shpallë rezultatet paraprake të regjistrimit të Popullsisë (ReKos2024).

Regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, sipas ASK-së, është projekti më madhor i një vendi në kohe paqeje, që u realizua nga 05 prill deri me 24 maj 2024. Ky ishte rundi i dytë i regjistrimit të popullsisë në vend, që nga regjistrimi i vitit 2011.

Shpallja e rezultateve paraprake, sipas ASK-së,  do të bëhet me organizmin e një konference që planifikohet të mbahet më 12 korrik 2024.

“Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) falënderon të gjithë qytetarët e Kosovës për bashkëpunimin  që kanë treguar gjatë këtij procesi, të gjithë stafin e përfshirë në regjistrim, institucionet që kanë mbështetur këtë proces, si dhe të gjitha mediet për korrektësinë dhe raportimin e drejtë gjate gjithë procesit të regjistrimit të popullsisë në Kosovë (Rekos2024)”, thuhet në njoftimin e ASK-së. /Kosova.info/

Go to TOP