MC Kresha dhe Lyrical Son publikojnë albumin e ri “Muzikë e Alltisë”

Reperët e njohur të labelit PINT, MC Kresha dhe Lyrical Son, kanë publikuar albumin e tyre më të ri.

”Muzikë e alltisë” mban titullin albumi i tyre më i ri, i përbërë nga gjithsej 11 këngë.

Dy nga këngët, përkatësisht “Stuhi mbi oqean” dhe “J.C.V.D”, janë bashkëpunime me artistë si Elvana dhe Ledri Vula.

Këngët janë produkt i studios muzikore PINT, të kompozuara me muzikë dhe tekst nga vet dyshja me bashkëpunëtorët e tyre.

Albumi “Muzikë e alltisë” është i disponueshëm në të gjitha platformat muzikore.

Kjo është lista e plotë e këngëve të albumit të ri nga MC Kresha dhe Lyrical Son:

1. Kangë e shihrav
2. Hotel Mahalla
3. Inati
4. Recepti
5. Nji lot
6. Paret lejla
7. Stuhi mbi oqean (bashkëpunim me Elvanën)
8. J.C.V.D (bashkëpunim me Ledir Vulën)
9. Rrugë e gjatë
10. Rammstein
11. Guinners. 

Go to TOP