Mbyllja e qeverisë afekton Ambasadën e SHBA-së në Tiranë
Një lëvizje e tillë ka detyruar agjencitë federale që qysh dje të paralajmërojnë punëtorët se nuk përjashtohet opsioni i shkurtimit të stafit.
Ngjarja ka filluar të ketë ndikime edhe jashtë kufijve, shkruan IndeksOnline.
Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar se, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje për miratimin e buxhetit federal, aktivitetet e saj në rrjetet sociale do të kufizohen ndjeshëm.
“Për shkak të vonesës në miratimin e fondeve buxhetore, kjo llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht – me përjashtim të informacioneve urgjente për çështjet e sigurisë – derisa të rinisë veprimtaria e rregullt. Gjatë kësaj kohe, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për tranzit në Shtetet e Bashkuara dhe në ambasadat e konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë sipas mundësive. Për më shumë informacion mbi shërbimet tona dhe statusin operativ, vizitoni: travel.state.gov.” thuhet në njoftimin e Ambasadës.
