Mbyllet për qarkullim rruga “Agim Ramadani” në Prishtinë

Policia e Kosovës njofton se për ditën e sotme (e diel), rruga ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë, do të jetë e mbyllur përkohësisht për qarkullim.

Bllokimi bëhet për shkak të mbajtjes së ceremonisë zyrtare të ushtrimit “Defender Europe 2023” në sheshet e kryeqytetit.

Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim nga qytetarët që të zgjedhin rrugë alternative gjatë intervalit kohor sa do të jetë e mbyllur kjo rrugë.

Përndryshe, rruga “Agim Ramadani” fillon nga Menza e Studentëve dhe përfundon tek rreth rrotullimi pranë ish Gjykatës së Qarkut në Prishtinë. /Kosova.info/

Go to TOP