Mbulohet nga tymi një lokal në Prishtinë(VIDEO)
Sot gjatë ditës, një lokal në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, është mbuluar nga tymi.
Klan Kosova ka kontaktuar me Policinë e Kosovë për të mësuar më shumë detaje rreth këtij rasti, mirëpo deri më tani nuk ka detaje.
Klan Kosova i ka kontaktuar edhe zjarrfikësit dhe është në pritje të një përgjigjeje.
