Mbrojtësi i United për disa javë jashtë fushe

Mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire, do të mungojë për disa javë pasi qendërmbrojtësi ka pësuar një lëndim në ndeshjen e së dielës ndaj Aston Villa, e cila është mbyllur me rezultat 0-0.

Ka qenë vetë mbrojtësi që ka bërë të ditur për lëndimin. 

“I zhgënjyer që mora një lëndim gjatë fundjavës. Do të jem jashtë për disa javë, por do të kthehem më i fortë”, ka shkruar Maguire në Instagram.

Mbrojtësi, i cili u la jashtë skuadrës së Anglisë për ndeshjet e ardhshme të Anglisë në Nations League, është lojtari i fundit që i bashkohet listës së gjatë të lëndimeve të United.

Lojtarët e tjerë të lënduar janë Luke Shaw, Tyrell Malacia, Mason Mount, Leny Yoro, Alejandro Garnacho, Noussair Mazraoui dhe Kobbie Mainoo.

Go to TOP